Kosova
QKUK, kirurgët rrihen mes vete në sallën e operacionit
Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e sotme në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.
Dyshohet se rasti ka ndodhur në sallën e operacionit, ndërsa në të janë përfshirë dy doktorë.
Bëhet fjalë për kardiokirurgin Dr. Adem Grbolar dhe specializantin Dr. Endrit Shala.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, ku i njëjti ka thënë se rasti do të hulumtohet dhe do të merren masa.
SHSKUK është njoftuar lidhur me rastin e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kardiokirurgji.
“Rasti do të hulumtohet dhe do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Sejdiut.
Ndërsa në lidhje me rastin është informuar edhe Policia e Kosovës, ku të njëjtit kanë thënë për IndeksOnline se kanë nisur intervistimet.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në QKUK mes dy personave. Rasti është në fazën fillestare të intervistimeve dhe me të po merren njësitet policore kompetente të stacionit jugu në Prishtinë”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë