Futboll
Sulmuesi kosovar i Bayernit po tërheq vëmendje në Bundesligë
Sulmuesi 18-vjeçari kosovar po shkëlqen në Bayern Munich
Sipas informacioneve, Leon Dajaku ka bërë paraqitjen e tij të dytë në Bundesligë për Bayern Munichun në fitoren e kampionit në fuqi të Gjermanisë kundër Hertha Berlinit në xhiron e 18-të. Paraqitja e tij bëri që faqja zyrtare e Bundesligës ta shkruajë një artikull për të, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Dajaku kishte qenë pjesë e akademisë së Stuttgartit që nga mosha 13-vjeçare, pasi kishte kaluar pak kohë me Spsvgg Rommelshausen dhe FSV Waiblingen. Adoleshenti kishte qenë mbresëlënës me numrin e golave të shënuara qysh në fillim të karrierës, shkruan faqja e Bundesligës, transmeton Express.
Stuttgarti e mbylli sezonin 2017/18 të Bundesligës U17 në pozitën e dytë, me baras pikë me liderin Bayernin por me dallim më të vogël në gola, ndërsa Dajaku ishte golashënuesi më i mirë me 23 gola.
Në sezonin 2018/19 ai u ngrit në nivelin më të lartë të futbollit për të rinj në Gjermani, dhe i shënoi 11 gola në 24 ndeshje të Bundesligës u19. Dajaku iu bashkua Bayernit pasi e fitoi Kupën e DFB-së U19 me Stuttgartin.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme