Kuriozitete
Shkencëtarët identifikojnë virusin e rrezikshëm
Origjina e virusit besohet të ketë qenë një treg kafshësh të gjalla në Wuhan.
Shkencëtarët kanë identifikuar një koronavirus të ri i cili është përgjegjës për infektimin e mbi 200 personave që nga shpërthimi I epidemisë në Wuhan në Kinës.
Përmes një videoje, CNN shpjegon fillesat e virusit të mistershëm shumë të ngjashëm me Sars-in, si dhe argumentet shkencore mbi gjenezën e tij. Origjina e virusit besohet të ketë qenë ky treg kafshësh të gjalla në Wuhan. Pamjet e regjistruara nga një klient i shqetësuar në fillim të dhjetorit tregojnë se atje shiteshin veç te tjerash edhe zogj të rrjepur, gjarpërinj e qen-rakunë, dhe janë të forta dyshimet se virusi mund të ketë kaluar pikërisht nga shpendët dhe kafshët tek njerëzit, për tu përhapur pastaj frikshëm në mbarë rajonin.
CNN thotë se nuk I ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto pamje të postuara në mediat sociale kineze, por kur kontaktoi me shitësit e këtij tregu, ata nuk bënë asnjë koment. Leo Poon, ekspert pranë Universitetit të Hong Kongut dhe një nga të parët që arriti të çkodonte koronavirusin e Sars-it, beson se ky shpërthim epidemik mund të jetë shkaktuar nga një virus shtazor, që më pas ka arritur të transferohet tek njerëzit. Ndërmjet viteve 2002-2003, Sarsi infektoi më shumë se 8000 vetë në mbarë botën, vrau 774, ndërsa epidemia arriti të përhapej në plot 37 vende të ndryshme.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut