Lajme
Fidani ofron 1000 franga për atë që ia gjen targat e vjedhura
Në Zyrën e Trafikut Rrugor i kanë thënë se ai duhet të presë 15 vjet para se të mund të përdorë sërish targat me këto shenja...

Fidani 31 vjeçar nga Kirchberg-u i Bernës ka një ankesë: atij i janë vjedhur targat e automobilit të tij, shkruan 20minuten.ch. Dhe, ato nuk janë çfarëdo targash! Bëhet fjalë për targat “BE 420″të cilat ai i kishte blerë për 11,000 franga. Shenja 420 është njëfarë kodi i njohur për përdoruesit e kanabisit, transmeton albinfo.ch
Në Amerikën e Veriut, 20 prilli (në SHBA shkruhet 4/20) është një lloj feste jozyrtare, në të cilën njerëzit takohen dhe festojnë përdorimin e kanabisit. Si e tillë ajo përdoret shpesh si formë proteste politike që kërkon legalizimin e kanabisit.
Sidoqoftë, Fidan Imeri shpejt u ndërgjegjësua se puna me targat ishte më serioze se që kishte menduar. Kjo ndodhi pas telefonatës së bërë në zyrën e trafikut rrugor. Aty i kanë thënë se ai duhet të presë 15 vjet para se të mund të përdorë sërish targat me këto shenja, përcjell albinfo.ch. Deri atëherë ato mbeten të bllokuara.
Fidani thotë se targat janë hequr me forcë. Më 3 janar ai kishte dashur të voziste Porsche-in e tij për të shkuar në punë. Aty ai kishte parë se dikush i kishte hequr dhe marrë targat e famshme.
Ai dyshon që vjedhjen ta ketë bërë ndonjë koleksionist i tyre, person që merr marihuanë dhe i ka varur tashmë si trofe në dhomën ku rri dhe konsumon drogën në fjalë.
Sidoqoftë, targat kanë për Imerin gjithashtu edhe një vlerë emocionale, sepse ato kanë një lidhje me babanë e tij të ndjerë. Fillimisht, targat me këtë numër i përkisnin kompanisë ku punonte babai i tij. Pas vdekjes së tij të papritur, Imeri kishte blerë ato targa në licitacion, transmeton albinfo.ch. “Unë jam këmbëngulës dhe do t’i kërkoj ato, deri sa t’i kem përsëri”, thotë Imeri.
Ai shprehet se nuk është i zemëruar me hajdutët por tregon se është kaq i lidhur me këto targa sa që është në gjendje të paguajë shumë për to. “Unë i ofroj gjetësit të tyre 1000 franga shpërblim”, thotë Fidani.
Kështu, ai ka bërë një shpallje. Vjedhësit ose njerëzit që kanë parë ndonjë gjë të dyshimtë mund ta kontaktojnë Imerin në adresën e mëposhtme të postës elektronike: «fandbe420@gmail.com».
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026,...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të...
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?