Lajme

Londër: Kosova, destinacion turistik që duhet të vizitohet

Kosova, vend që duhet vizituar të paktën një herë

Ju mund të vizitoni disa prej qyteteve më të bukura dhe mikpritëse dhe të shihni disa nga vendet më të mira, të pasura me histori. Ndonëse një vend i vogël, Kosova ka bukuri mahnitëse që të duhet kohë e gjatë për t’i shijuar e për t’i kujtuar. Kjo ishte edhe motoja që Kosova u promovua në Britani.

The Adventure Travel Show, ngjarja e vetme në Mbretërinë e Bashkuar që u kushtohet destinacioneve “jashtë radarit”, prezantoi Kosovën si destinacionin që patjetër duhet të përjetohet, shkruan albinfo.ch.

Ky prezantim u bë përmes ofertave të ndryshme dhe tërheqëse nga operatorët turistikë që morën pjesë si ekspozues Balkan Natural Adventure Outdoor Kosovo LYNX Freeride Wander Adventures.

Ngjarja u mbajt në Londër. /Albinfo.ch.

Fotografia e PPSE Program Swisscontact
albinfo.ch
Fotografia e PPSE Program Swisscontact
albinfo.ch
Fotografia e PPSE Program Swisscontact
albinfo.ch