Kuriozitete
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut, e 47-ta në botë
Maqedonia e Veriut renditet në vendin 47-të për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende.
Kosova është në vendin e 99-të në botë, ndërsa qytetarët e saj mund të lëvizin pa viza në vetëm 40 vende.
Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë “Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’.
Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj.
Nga vendet e tjera të rajonit, Serbia është në vendin e 39-të, Mali i Zi i 46-ti, Bosnjë e Hercegovina renditet 52-ta dhe Shqipëria në pozitën e 54-t.
Në vendin e 107-të dhe të fundit në listë renditet Afganistani, raporton Alsat-M.
Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende.
Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë bazuar në të dhënat ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut