Kosova

Njoftim nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri

Vjena është i vetmi shërbim Konsullor në Austri

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se në Vjenë është i vetmi shërbim konsullor, ku mund të aplikoni dhe të pajiseni me dokumentet e Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se Konsullatat e Nderit të Republikës së Kosovës nuk janë të autorizuara të ofrojnë shërbime kosullore. /Albinfo.ch.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri:

 

Njoftim!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se në Vjenë është i vetmi Shërbim Konsullor, ku ju mund të aplikoni dhe të pajiseni me dokumente të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Konsullatat e Nderit të Republikës së Kosovës për Landin e Salzburgut, Landin e Steiermark-ut, Landin e Vjenës dhe Niederösterreich nuk janë të autorizuara të ofrojnë shërbime kosullore.