Integrimi
I riu shqiptar, talent i karatesë në Texas të SHBA-së
Sokol Kurteshi, është shqiptari I talentuar i karatesë në SHBA
Çdoherë e më shumë shqiptarët e rinj kudo në botë po shkëlqejnë me talentin e tyre në shumë fusha të jetës.
Së fundi, karateisti i talentuar shqiptar me prejardhje nga Çerkezi i Kumanovës, Sokol Kurteshi, po mbron ngjyrat e klubit të karatesë TX All – Stars Karate në Texas të SHBA-së, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve, ai është vetëm 17-vjeç dhe sukseset e tij, turne pas turneu, janë evidente.
Po ashtu, i riu shqiptar gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar (2019) ishte shpallur kampion në disiplinën Kata, ndërsa kishte dalë i treti në sparing.
Ai, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në Akademinë përgatitore Grace – Arlington TX, shkruan lajm.
Kurteshi është shumë i lumtur për sukseset e arritura dhe premton se do të vazhdojë të punojë në mënyrë që arrijë sa më shumë në sportin e karatesë që e do shumë dhe e bën me përkushtim të madh.
Një mbështetje të forte ka edhe nga familja e tij që janë shumë krenarë me sukseset e tij të deritashme.
Gjatë këtij viti Kurteshin e presin edhe gara të shumta, nga të cilët ai pret që të dal fitues.
Synimet e Sokol Kurteshit janë që një ditë të arrijë majat e botës në karate.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha