Integrimi
Në ‘Samitin e Grave të Biznesit’ u zhvilluan tri panele tematike
Gjatë ditës së parë të punimeve të “Samitit të Grave të Biznesit” u zhvilluan tre panele tematike
Paneli i parë e kishte në fokus diskutimin mbi temën e Lidershipit të Gruas në Biznes. Në panelin II u trajtua tematika mbi Sfidat e Gruas Sipërmarrëse të Diasporës, ndërsa pjesë e Panelit III ishte diskutimi mbi Përfshirjen e Gruas në Sipërmarrjen Inovative, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrëset vlerësuan organizimin e këtij samiti, si një nismë e veçantë për krijimin e një rrjetëzimi me njëra-tjetrën. Ato ndanë me të pranishmit përvojën e tyre të suksesshme profesionale dhe ofruan shembullin e gruas së suksesshme në administratë, sipërmarrje dhe biznes.
Gjithashtu, me rëndësi ishte dhe promovimi i rolit të gruas shqiptare jashtë vendit, rëndësia e përfshirjes të sa më shumë grave në drejtimin dhe manaxhimin e sipërmarrjeve dhe bizneseve si dhe nxitja e investimeve në Shqipëri.
Për herë të parë gra të Diasporës shqiptare dhe vendase, të suksesshme në fushën e sipërmarrjes dhe biznesit, janë bërë bashkë në një kuvend të gjerë, organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën.
Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe znj. Anila Denaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, e cila në fjalën e saj solli një pasqyrë të përgjithshme të përfshirjes së gruas shqiptare në fushën e biznesit dhe politikat që qeveria shqiptare po zbaton në rritjen e përfaqësimit të gruas në ekonomi. Ajo u ndal dhe në një moment tjetër shumë të rëndësishëm, siç është nënshkrimi i kontratës së kredisë që do të mundësojë kalimin e hendekut të barazisë gjinore në vendin tonë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor