Lajme
Të rinjtë zviceranë, 72 orë punë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri
Një klub i të rinjve nga Zvicra lindore organizon një festival duke përfshirë aty edhe stendat e shitjes. Të ardhurat dërgohen në Shqipëri.
Aksioni “72 orë” është projekti më i madh vullnetar i të rinjve në Zvicër dhe zhvillohet një herë në pesë vjet. Ideja është e thjeshtë: brenda 72 orësh, grupet e të rinjve në gjithë vendin realizojnë projektet e tyre bamirëse dhe inovative.
Janë rreth 20 mijë të rinj në gjithë Zvicrën, që angazhohen në këtë aksion, për “ta bërë botën më të mirë të paktën për 72 orë”, siç theksohet në moton e tij, shkruan albinfo.ch, duke transmetuar mediat zvicerane.
“Pfadi Buchenberg AachThurLand ” (një organizatë e vëzhguesve ose e “skautve”) nga Thurgau ka vendosur që në këtë kuadër të realizojë një projekt të veçantë. Ky klub i të rinjve planifikon të organizojë një festival, duke përfshirë aty edhe stendat e shitjes. Kështu, të rinjtë do të punojnë dy ditë dhe të ardhurat e grumbulluara do t`i dhurojnë për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Organizata të tjera, në vende të tjera të Zvicrës kanë në plan aktivitete të tjera, shumica e tyre në lidhje me mbrojtjen e ambientit.
Projektet e fushatës “72 orë” janë frymëzuar nga 17 synimet e Axhendës së vitit 2030 në nivel botëror, transmeton albinfo.ch. Këto synime janë pjesë e një plani strategjik global, në të cilin janë përfshirë pothuajse të gjitha vendet në botë. Fushata fillon ditën e enjte, në orën 6 pasdite dhe nga atëherë zgjat 72 orë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra