Gruaja
Nisi sot “Samiti i Grave të Biznesit”
Për herë të parë gra të Diasporës shqiptare dhe vendase, të suksesshme në fushën e sipërmarrjes dhe biznesit, janë bërë bashkë në një kuvend të gjerë, organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Majko tha se ky aktivitet synon të jetë një platformë për fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në shoqëri dhe në veçanti rritjen e angazhimit të saj në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes si dhe nxitjen për krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes grave protagoniste brenda dhe jashtë vendit.
“Takimi i sotëm është një pohim, jo vetëm ekonomik, por edhe për jetën sociale të shoqërisë sonë. Ai lidhet me faktin se gratë janë motori kryesor i ekonomisë shqiptare, si konsumatore, menaxhere dhe drejtuese. Organizimi i sotëm kërkon të nxisë trajtimin e cilësisë së sipërmarrjes së grave në Diasporë”, u shpreh ministri gjatë fjalës së tij.
Më tej, ai u ndal edhe tek prezantimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës, e cila nisi punën e saj në muajin nëntor për të krijuar një frymë bashkëpunimi ekonomik mbarëshqiptar.
Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe znj. Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, e cila në fjalën e saj solli një pasqyrë të përgjithshme të përfshirjes së gruas shqiptare në fushën e biznesit dhe politikat që qeveria shqiptare po zbaton në rritjen e përfaqësimit të gruas në ekonomi. Ajo u ndal dhe në një moment tjetër shumë të rëndësishëm siç është nënshkrimi i kontratës së kredisë që do të mundësojë kalimin e hendekut të barazisë gjinore në vendin tonë.
Aktivitetin e përshëndeti edhe z. Eduard Shalsi, ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi pjesëmarrjen e lartë të gruas në Parlament, në qeveri dhe në këshillat bashkiakë.
Gjithashtu, këtë samit e përshëndeti edhe znj. Mimoza Sadushi, kryetare e Dhomës Kombëtare të Noterëve, e cila u ndal në çështjet e pronësisë.
Në këtë samit po marrin pjesë profesioniste të reja, studente, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht ato që në programet në zbatim, zhvillojnë objektiva lidhur me gratë dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.
Aktivitetet e planifikuara gjatë tri ditëve të samitit, janë zhvillimi i paneleve tematike me fokus rolin e gruas shqiptare në biznes, si: Lidershipi i Gruas në Biznes, Sfidat e Gruas Sipërmarrëse të Diasporës, Gruaja dhe Sipërmarrja Inovative si dhe zhvillimi i vizitave në disa sipërmarrje në vend, me drejtuese gra.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor