Lajme
Publicitet i madh gjykimit të Jeton G. për vrasjen e bodigardit malazez
Vrasjes i kishte paraprirë një armiqësi e gjatë midis të akuzuarve, shtetas zviceranë me prejardhje kosovare dhe viktimës, një huligan dhe, ushtrues sportesh luftarake dhe truproje, me prejardhje malazeze
Nën masa të ashpra sigurie, sot nga ora 8 e 15 e mëngjesit në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut ka filluar gjykimi i shqiptarit nga Kosova, 36-vjeçarit Jeton G., i akuzuar për vrasjen e një truproje me kombësi malazeze.
Këtij gjykimi po i kushtohet vëmendje shumë e madhe nga mediat, shkruan albinfo.ch. Disa nga to madje po raportojnë drejtpërdrejt, në kohë reale përmes “news-ticker”.
Jetoni, i cili së shpejti i mbush 36 vjeç dhe dy bashkëpunëtorë po përgjigjen për vrasjen e truprojës, përpjekjen për të vrarë një njeri të dytë dhe për krime të tjera, të ndryshme. Procesi pritet të zgjasë katër ditë.
Vrasjes i kishte paraprirë një armiqësi e gjatë midis të akuzuarve, shtetas zviceranë me prejardhje kosovare dhe viktimës, një huligan dhe, ushtrues sportesh luftarake dhe truproje, me prejardhje malazeze. Të dy e njihnin njëri-tjetrin që më parë, transmeton albinfo.ch. Ata kanë pasur takime konfliktuoze ballë për ballë, si dhe abuzime verbale dhe kërcënime me telefon, mesazhe me tekst dhe në media sociale.
Ata ishin marrë vesh të takoheshin në Affoltern në Cyrih në mëngjesin e hershëm të 1 marsit 2015, për të sqaruar çështjen, shkruan prokurori në aktakuzë. Truproja kishte ardhur me tre veta, ndërsa i akuzuari i sotëm, me dy shokë, një turk 25-vjeçar dhe një çeçen 35-vjeçar. Të dy këta janë në gjykim si të bashkë akuzuar, përcjell albinfo.ch. I riu (25-vjeçari) kishte sjellë me vete një revolver për autorin kryesor të supozuar.
Takimi filloi me debat verbal, i cili shpejt u shndërrua në përleshje fizike. Të dy grupet ”, sipas aktakuzës spërkatën njëri-tjetrin me “Pfeffer-Spray. 25-vjeçari më në fund tërhoqi revolverin dhe qëlloi me të në ajër. Katër kundërshtarët pastaj u arratisën.
Ndërsa pas kësaj, sipas aktakuzës, i dyshuari kryesor kishte kapur armën dhe kishte qëlluar pas atyre që po iknin. Truproja u godit në shpinë, aq rëndë sa që vdiq në vendin e ngjarjes. Kolegu që ishte duke vrapuar pranë tij u largua i padëmtuar. Në këto rrethana, prokurori e sheh vrasjen dhe tentativën e vrasjes si të ndodhur.
36-vjeçari pranon se ka qëlluar. Sidoqoftë, ai mohon të ketë pasur qëllim për ta vrarë viktimën dhe pretendon se ka vepruar në vetëmbrojtje, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq prokurori e akuzon atë për vrasje dhe tentim vrasje, sulm, shkelje të ligjit të armëmbajtjes dhe për krime të tjera.
Dy të akuzuarit tjerë fajësohen për sulm, sulm, shkelje të ligjit të armëmbajtjes dhe për krime të tjera. Prokurori gjithashtu akuzon turkun se ka ndihmuar në vrasjen me dashje.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës