Lajme
Gjermani, dyshohet se islamistët kishin përgatitur sulme
Në katër lande të Gjermanisë policia kontrolloi shtëpi dhe apartamente. Ekzistojnë dyshime se prej atje qenë planifikuar sulme. Të dyshuarit besohet se nuk kanë avancuar me planet e tyre.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Berlinit, ende nuk kishte ndonjë rrezik konkret të një sulmi “sipas gjendjes aktuale të informacionit”. Të dyshuarit midis moshës 23 dhe 28 vjeç thuhet se kishin shqyrtuar “lokacione për një sulm të mundshëm të mëvonshëm, me motive islamike”. Bastisje u bënë në nëntë vende në Berlin, Brandenburg, në Rinin Verior – Vestfali dhe në Tyringi. Akuza ndaj burrave është pjesëmarrje në përgatitjen e një “akti të rëndë dhune që rrezikon shtetin”, autoritetet e përdorin zakonisht këtë term për të përshkruar sulme terroriste të planifikuara.
Të dyshuarit besohet se janë nga Çeçenia
Shkas për kontrollet u bë njëri prej të dyshuarve. Burrit, për të cilin thuhet se është me origjinë çeçene, iu gjetën gjatë një kontrolli policor në celular fotografi, që i bënë të ndalen autoritetet. Kontrollet kanë për qëllim të sqarojnë situatën reale që i ka shtyrë personat, sipas hetuesve.
Në kontrolle u gjetën para, armë shpuese e goditëse si dhe transportues digjitalë të dhënash. Situata po vazhdon të analizohet. Në kontrolle morën pjesë rreth 180 efektivë të Zyrës së Berlinit për Çështje Kriminale si dhe nga stacione të policisë të qyteteve të tjera.
Republika e Çeçenisë në Kaukazin e Veriut në kufirin me Gjeorgjinë është prej dekadash një rajon konflikti. Pas një arratie të gjatë prej luftës dhe terrorit, çeçenë etnikë sot janë shpërndarë në të gjithë botën. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia e pengoi një shkëputje të Çeçenisë në dy luftëra me dhjetëra mijëra të vrarë. Terroristët e transportuan luftën herë pas herë jashtë vendit, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit