Lajme
Dyfishohet transporti i mallrave nga porti i Durrësit drejt Kosovës
Porti i Durrësit është kryesori në Adriatik, ku operon biznesi i Kosovës. Bizneset e Kosovës kanë rritur ndjeshëm praninë e tyre në portin detar të Durrësit përmes lëvizjes së mallrave transit, duke zënë 10 për qind të vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit, shkruan sot Koha Ditore.
Transporti i mallrave transit me destinacion Kosovën gjatë vitit 2019 është rritur me 110,6 % krahasuar me vitin paraardhës. Gjatë vitit që lamë pas, në “kalatat” e portit më të madh të Shqipërisë janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë tonë mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës.
Sipas Autoritetit Portual – Durrës, gjatë vitit 2018 në Portin e Durrësit janë përpunuar vetëm 14 anije me 50 mijë tonë mallra. Nga Durrësi drejt Kosovës janë nisur mallra të ndryshme transit, kryesisht materiale ndërtimi, si llamarinë (36.803 ton), hekur (32.162 tonë), xhama (13.380 ton), gjithashtu dhe grurë, çimento, melaminë apo plehra kimikë, me destinacion Kosovën.
Ndërkohë, anije të specializuara ngarkohen në portin e Durrësit me mineral zinku, që vjen nga “Trepça” në Durrës për të vijuar drejt porteve të vendeve perëndimore. Më 15 janar të vitit 2019 është çelur në portin e Durrësit Zyra doganore e Kosovës, ndërkohë që një zyrë e tillë është hapur edhe në Porto Romano që shërben për karburantet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes Vjenë, 15 dhjetor 2024: Me orë letrare, promovime librash dhe muzikë, në sallën e seminareve të...
-
Më 26 dhjetor përfundon regjistrimi për të votuar nga diaspora
-
Bernë: Promovohen librat, “Të fluturosh atje ku nuk ishe” dhe “Hanna”
-
Suksesi i stomatologëve mban “vulën” e Denta Tech dhe Agron Ajrulait
-
Kurti takon bashkatdhetarët në Slloveni, i fton të regjistrohen për të votuar më 9 shkurt
Jeta në Zvicër
-
Sindikata zvicerane kritikon rritjen ‘e pamjaftueshme’ të pagave Organizata sindikale zvicerane Travail.Suisse ka dhënë një pikëpamje të përzier mbi negociatat e pagave të vitit...
-
Studim: 85% e moshave 50 deri 65 vjeç nuk mund të përballojnë shpenzimet e hipotekës së shtëpisë
-
Zvicër: Nëse sirianët detyrohen të largohen nga Zvicra, ekonomia mund të vuajë
-
Gjeneva synon të rrisë kapacitetin e sistemit të transportit publik ndërkufitar
-
Farmacitë zvicerane përballen me derregullimin e tregut dhe konkurrencën në internet