Lajme

Suedia përfshihet nga i ftohti

Mijëra kosovarë kanë ritme jete e pune në vendet veriore te Suedisë e Norvegjisë.

Shqiptarët nga Kosova kanë arritur të bëjnë jetë të mirë edhe në vendet veriore të Suedisë dhe Norvegjisë, ku temperatura arrin edhe deri minus 36 gradë celsius, kurse trashësia e borës mbi 2 metra, shkruan rtv21.

Pjesa dërmuese e Suedisë ka një temperaturë mesatare, në pjesët veriore të saj variojnë temperaturat ekstremisht të ftohta. Temperatura më e ulët që është regjistruar ndonjëherë në Suedi është ajo -52.6 gradë celsius në Vuoggatjalme, një destinacion i popullarizuar turistik.

Më poshtë ju sjellim momente nga jeta e tyre në temperatura të ulëta.