Lajme
Filmi shqiptar “Delegacioni” është përzgjedhur për çmimin “Oscar”
Sukseset e shqiptarëve duket se nuk kanë të ndalur, tani filmi “Delegacioni” hyn në nominimet e çmimit ‘Oscar’
Filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, i cili është përzgjedhur për çmimin “Oscar”, do të shfaqet në New York në datën 14 janar, shkruan albinfo.ch.
Duket se filmi shqiptar nuk ka njohur ndonjëherë kaq shumë sukses në skenat ndërkombëtare. Jo vetëm përzgjedhja në kompeticione ndërkombëtare të filmit është e vështirë, por edhe vlerësimi.
Filmi “Delegacioni” është shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A, ndërsa më 14 janar do të shfaqet edhe në New York.
Duhet theksuar se filmat e Alimanit kanë shumë të fortë elementin historik: jo si rrëfim kohor, por si një dëshmi e zhvillimeve social-politike të kohës, qoftë asaj të shkuar, ashtu edhe asaj të tashme. Madje, filli i hollë që ndan aspektin kohor në filmat e tij thuajse harrohet gjatë shikimit të filmit, pasi në fakt situatat shpesh janë aktuale, siç është rasti në filmin “Delegacioni”. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha