Uncategorized

Pse duhet të vraponi gjatë dimrit?

Është shumë e vështirë që t’i rezistoni dështirës për ta vazhduar gjumin për të bërë vrap sidomos gjatë dimrit.

Rëniet e temperaturave e nxisin trupin të bëjë adaptime interesante: enët e gjakut dhe arteret ngushtohen, ndërkaq zemra dhe mushkëritë punojnë më shumë, shkruan Klankosova.tv

Një studim me kafshë nga Universiteti Verior i Arizonës ka zbuluar se ky fenomen ndihmon në zhvillimin e funksionit aerobik të muskujve, i cili nënkupton se njerëzit janë më të aftë të marrin më shumë oksigjen gjatë ushtrimeve fizike.

Subjektet testuese kishin përjetuar 34% rritje në konsumimin maksimal të oksigjenit (VO2 max) dhe një rritje të mahnitshme prej 29% në shpejtësi të vrapimit në distancë pas ekspozimit të qëndrueshëm në temperatura të ftohta.
Pra, kjo e bën dimrin dhe ushtrimet fizike në errësirën e mëngjesit t’ia vlejnë plotësisht, përcjell Albinfo.ch.