Të tjera
Fat i keq për Era Shalën, thyen këmbën gjatë përgatitjeve
Gjatë përgatitjes për Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”, skijatorja Era Shala theu këmbën, shkruan albinfo.ch.
Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një njoftimi nëpër rrjetet sociale ka bërë të ditur se ajo ishte duke u përgatitur së bashku me Feim Kollçalkun dhe Bujar Tujakën kur theu këmbën.
Ky është njoftimi i plotë:
Fati nuk e ka përcjellë Era Shalën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”. Përkundër vullnetit të madh të dëshirës për të garuar në një ngjarje të tillë, skitarja jonë me të ardhme të ndrirur sot theu këmbën gjatë përgatitjeve, një ditë para garës debutuese në sllallom të madh.
16-vjeçarja ishte duke u përgatitur në qendrën skitare “Les Diablerets” me trajnerët Feim Kollçaku e Bujar Turjaka, kur theu këmbën.
Menjëherë, në ndihmë i dolën forcat emergjente të mjekësisë zvicerane, të cilat e bartën me helikopter nga qendra skitare në spitalin më të mirë të Lozanës.
KOK i uron operim të suksesshëm kampiones tonë dhe rikthim sa më të shpejtë në garat e ardhshme ndërkombëtare.
I tërë ekipi Olimpik i Kosovës është në mbështetje të plotë të Erës!
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha