Uncategorized
Irani mund të ketë armë bërthamore brenda dy vjetësh
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vjetësh, nëse Teherani vazhdon të shkelë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.
Kryediplomati francez e bëri deklaratën përpara një takimi urgjent të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili mbahet për shkak të tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë komandantin e lartë iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi ajror në Bagdad.
Forcat Kuds, të cilat udhëhiqeshin nga Soleimani, konsiderohen terroriste nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Më pas, Irani sulmoi me raketa balistike bazat ushtarake në Irak, ku ishin të strehuara forcat amerikane.
Teherani njoftoi se do të ndalojë së zbatuari kufizimet që parashihen me marrëveshjen bërthamore.
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi në vitin 2018 se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin prej marrëveshjes dhe do të rivendosin sanksione të ashpra ndaj Iranit.
Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja ishte e pamjaftueshme dhe duhet të rinegociohej, sepse nuk adreson programin e raketave balistike të Iranit ose përfshirjen e tij në konfliktet rajonale.
Në të njëjtën kohë, rivendosja e sanksioneve amerikane ka shkaktuar një dëm të madh në ekonominë e Iranit.
BE-ja ka thënë se nuk do të “kursejë asnjë përpjekje” për të mbajtur të gjallë marrëveshjen bërthamore, pavarësisht tensioneve të përshkallëzuara midis Uashingtonit dhe Teheranit.
Palë në marrëveshje, krahas Iranit, janë Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia, Kina si dhe Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit