Uncategorized

Bie numri i kërkesave për azil në Gjermani

Ministria e Brendshme gjermane njoftoi sot se numri i kërkesave për azil në vend ishte në rënie 14 për qind vitin e kaluar, krahasuar me 2015 dhe 2016, kur shpërtheu kriza e migrantëve.

Vitin e kaluar janë paraqitur 111,094 kërkesa për azil, ose 18.534 apo 14.3 për qind se sa në 2018-ën.

Numri më i madh i kërkesave për azil u paraqitën nga emigrantët nga Siria – rreth 26.453 aplikime, të ndjekura nga shtetas të Irakut, Turqisë, Iranit dhe Afganistanit. Gjithsej 6.771 kërkesa ishin paraqitur vetëm në dhjetor të vitit të kaluar.

Ministri Horst Zehofer tha se për të tretin vit radhazi numri i aplikimeve ishte në rënie, duke treguar se masat e shumta të marra kundër emigracionit të pakontrolluar kishin rezultuar të efektshëm, por që presioni në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe Gjermanisë do të mbetej i lartë.