Kosova
“Llozana 2020”, ekipi olimpik i Kosovës niset drejt Zvicrës
Përfaqësuesit e Kosovës janë nisur drejt Zvicrës për Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinjtë “Llozana 2020”
Ekipi olimpik i Kosovës është nisur sot për në Llozanë të Zvicrës, ku do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”, transmeton albinfo.ch.
Nisja është bërë nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”. LOD për të Rinj mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës. Kosovën e përfaqësojnë skitarët: Drin Kokaj e Era Shala.
Thuhet se Drin Kokaj dhe Era Shala janë dy sportistët e vetëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, “Llozana 2020”, të cilat mbahen prej 9 – 22 janar 2020 në Zvicër, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Të dy janë pritur nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, njëherësh nënpresident i KOK-ut, si dhe trajnerët Feim Kollçaku e Bujar Turjaka.
Gjatë takimit Hasani i ka uruar suksese ekipit olimpik, duke kërkuar të ndihen krenarë që po e përfaqësojnë Kosovën, si dhe ta përfaqësojnë dinjitetshëm vendin tonë. Tutje, ai i njoftoi edhe me rregullat elementare të Anti-Dopingut, si dhe për sjelljet e mira që duhet të kenë gjatë qëndrimit në Fshatin Olimpik.
Edhe skitarët Kokaj e Shala janë shprehur optimistë se do të arrijnë rezultate të kënaqshme. Të dy pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për të Rinj e kanë quajtur realizim të ëndrrës.
Trajnerët kanë deklaruar se falë përgatitjeve të bëra për disa javë dhe garave në të cilat kanë marrë pjesë, garuesit janë të gatshëm për sfidat që i presin në LOD për të Rinj “Llozana 2020”. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/3431022073636474?__xts__[0]=68.ARCbNhUZ_HjIwKvxRS05tailRADS2x5-vpI-IaLgULu8fc5Rfm5xW40EyhOEAEbn8Cm_dutwCPY3HXbf-PptgsSwb8rzjrp1UOoVikkKhQoB0BW9dd5IO8Jg0IKJukoQBjVwUPvFYkrdh5WZWVfxz8nuMhsla4X4zdkMDJSXF0QiTVktFrMdU-StkP2GFmIft9Qtj1YulQBSe3crHXomLBgYHuqfjAS5bBbdDMbNXFpkRtJamhrOTAjItn9F0oVQ8ER0PyaVCmfUlEW9tBhThMtiDARHxiPYY_wchJTcMT-HlMy1I69wBC-OXGYkQ1kHvrSDdxpyBMumeWCwVKjW7c3UlA&__tn__=-R
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?