Kosova
Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë
Bashkatdhetarët tanë, të cilët po kthehen në shtetet e Evropës Perëndimore, po vazhdojnë të qëndrojnë me orë të tëra në vendkalimet kufitare me Serbinë, në dalje të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Raportet e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritjet më të gjata në dalje të Kosovës janë në pikën kufitare në Merdar dhe Jarinë.
Po ashtu, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja për të dalë nga Kosova këtë të hënë nga pika kufitare me Serbinë në Merdar është një orë e gjysmë. E për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta. Ndërsa, kolona e automjeteve në këto momente është e gjatë afro një kilometër.
Gjithashtu, pritje deri një orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Atje udhëtarët duhet të presin 80 deri 90 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona e automjeteve është 600 metra.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës