Kosova
“Vali Ranch”, destinacion i mijëra familjeve kosovare dhe të diasporës
Fehmi Fetahi, pronar i resortit më të madh në rajon “Vali Ranch”, thotë se të gjitha investimet që janë bërë në “Qytetin e Bardhë” në Përlepnicë janë biznes familjar, por me dedikim për Përlepnicën, Gjilanin e Kosovën. Unë jam i kënaqur deri tani, sepse “Vali Ranch” tashmë është destinacion i përhershëm i mijëra familjeve kosovare, por edhe të atyre nga diaspora.
Fehmi Fetahi, pronar i resortit “Vali Ranch”, nuk e fsheh faktin se investimi i tij në vendlindje në Përlepnicë ishte i qëlluar. “Nuk jam frikësuar asnjëherë që të investoj në Kosovë, edhe pse kishte pengesa në fillim shkaku i rrymës e mungesës së infrastrukturës, por tani po e shoh që ia ka vlejtur. Kemi ndërtuar një qytet të tërë, ku pothuajse nuk mungon asgjë”, shprehet Fehmi Fetahi për rajonipress.
Fehmi Fetahi, i cili ka një kulturë me stil evropian, mendon se tërë investimin e ka biznes familjar. “Investimi është biznes familjar, por ia kemi dedikuar Kosovës dhe qytetarëve të saj. Janë mbi 250 familje që mbahen dhe i kanë të punësuar fëmijët e tyre në këtë kompleks. Mos të flas për taksat komunale dhe përfitimet e tjera që përfiton Gjilani, meqë ne jemi ndër vendet më të përzgjedhura në Kosovë”, shprehet Fehmi Fetahi.
“Vali Ranch” është një nga komplekset hoteliere më të kompletuara që përcillen edhe me finesa atraktive e peizazhe të bukura nga natyra.”Këtu është vend ideal për pushim e rekreacion. Më vjen mirë që mysafirët e shumtë kanë lënë komente e komplimente pozitive dhe ky fat është një motiv shtesë për ne”, shton Fetahi.
Fehmi Fetahi thotë se ndonjëherë tërë punën dhe menaxhimin e përcjell edhe nga Zvicra, por ka krijuar besim tek menaxhmenti. ”Janë njerëz të sigurt, punëtorë e të respektueshëm dhe asnjëherë nuk e kam asnjë dilemë rreth menaxhimit të “Vali Ranch”, shton ai.
Fehmi Fetahi flet fjalë të mira edhe për bizneset lokale, qytetarët e mediat që e kanë përkrahur këtë investim.”Në fakt, kam pasur mbështetje edhe nga Rexhep Kadriu e Lutfi Haziri, i cili e mbajti premtimin dhe e asfaltuan rrugën e cila ishte e domosdoshme. Kam pasur përkrahje edhe nga institucionet dhe kjo është e mirë dhe pozitive për një biznes”, u shpreh Fetahi, shkruan rajonipress, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur