Lajme
Kushtrimi dëbohet në Kosovë, “sherri” i 300 frangave
Një pronar lokali në Aargau i kishte një kosovari një borxh prej 300 frangash. Kur dy vëllezër kosovarë i kërkuan t'ia kthenin ato, situata u përshkallëzua. Tani vëllai më i madh është dëbuar, pasi që Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën e tij
Kushtrimi * ishte i zemëruar pasi që nuk i kthehen paratë. Vëllai i tij Valoni * e ka deklaruar këtë në Gjykatën e Lartë Aargau. Prandaj, dy vëllezërit kosovarë kanë shkuar në Rothrist në një të hënë të ftohtë në fillim të shkurtit të vitit 2014, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Kushtrimi ende kishte një llogari prej 300 frangash të pashlyer me pronarin e “Lounge Billiard”. Debati mes tre personave përfundon me një goditje thike në shpatullën e majtë të pronarit të lokalit, transmeton albinfo.ch. Kishte qenë Valoni ai që e kishte goditur dy herë me thikë nga pas. Vëllezërit qenë larguar, por u kapën falë një videoje mbikëqyrëse. Gjykatësit e Aargaut i shpallën fajtorë Kushtrimin dhe Valonin, ndër të tjera, për shkaktim lëndimesh të rënda fizike.
Kjo nuk ishte shkelja e parë e ligjit për Kushtrimin. Burri që sot është në mesin e të 30-ave, në moshën 21-vjeçare kishte ardhur nga Kosova në Zvicër. Ardhja ndodhi pasi që ai u martua me një bashkatdhetare që jetonte në kantonin e Bernës.
Gruaja e tij lindi dy fëmijë para se Kushtrimi të merrte lejen e përhershme të qëndrimit në Zvicër, në vitin 2010. Në të njëjtin vit ai qe dënuar për herë të parë për shkeljen e ligjit për armëmbajtjen, transmeton albinfo.ch. Pasojnë veprat e tjera penale: dëmtim pasurie, vjedhje, fyerje. Krimi më i rëndë i Kushtrimit ishte përplasja e përgjakshme në Rothrist, në të cilën ai veproi si drejtues dhe nismëtar. Kjo e solli atë prapa hekurave për tre vjet e gjysmë.
Në vitin 2018, Kushtrim mori letër nga autoritetet e Bernës. Zyra Kantonale për Migracionin dhe gjendjen civile i revokoi atij lejen e qëndrimit dhe mori vendim për dëbimin e tij nga Zvicra me një afat ndalese për hyrje të sërishme, përcjell albinfo.ch. Kosovari e kundërshtoi këtë dy herë, por pa sukses. Tani, instanca më e lartë zvicerane, Gjykata Federale, duhej ta merrte në duar çështjen e Kushtrimit.
Në ankesën e tij, ai ka argumentuar se revokimi shkelte të drejtën e tij për jetën private dhe familjare. Tani ai është babai i tre fëmijëve të lindur në Zvicër. Për më tepër, incidenti në “Billiard Lounge” në Rothrist ishte “sjellje e gabuar e njëhershme”.
Por, Gjykata Supreme Federale ka ardhur në një përfundim tjetër. Gjyqtarët në Lozanë thonë se edhe krimet e kryera më parë të Kushtrimit nuk janë “të parëndësishme”, transmeton albinfo.ch. Përmes sjelljes së tij ai për një kohë të gjatë kishte dëshmuar se nuk ishte “i gatshëm ose i aftë” t’i përmbahej sistemit ligjor. Për më tepër, me kalimin e viteve, serioziteti i delikteve të tij vetëm sa është rritur.
Sa më e rëndë të jetë shkelja e ligjit dhe sa më shpesh që një prind me prejardhje të huaj bëhet kriminel, aq më shumë peshon interesi publik për largimin e një shkelësi, thuhet në aktvendim, përcjell albinfo.ch. Në rastin e Kushtrimit, kjo tejkalon interesin e vlerësuar lart të fëmijëve të tij për të qenë në gjendje të rriten me të në Zvicër.
Sidoqoftë, për gjyqtarët, një kthim në vendlindjen e tij duket i arsyeshëm: Kushtrimi ka kaluar pjesën “mbizotëruese dhe formuese” të jetës së tij në Kosovë. Ai ishte gjithashtu i martuar me një bashkatdhetare dhe “maksimumi i nivelit të integrimit që ai mund ta arrinte në Zvicër ishte i nivelit të pjesshëm”, transmeton albinfo.ch. Ai rregullisht shkon me pushime në vendlindje, ku gjithashtu zotëron pronë dhe ende ka të afërm dhe miq.
Gjykata Supreme Federale pajtohet me gjykatën e ulët që Kushtrimi gjithashtu mund të riintegrohet në Kosovë edhe në aspektin profesional dhe ekonomik.
“Me sjelljen e tij, ai me faj të vetin e ka sjellë në lojë vazhdimin e jetës së tij familjare në Zvicër”, shkruan Gjykata Federale. Prandaj, ankesa e tij është hedhur poshtë, përcjell albinfo.ch. Kushtrimi duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore prej 2,000 CHF dhe të largohet nga Zvicra.
- Emra të koduar
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës