Bota
Franca hyn në grevën më të gjatë në 51 vjet
Greva e punëtorëve të transportit në Francë kundër reformës për pensione ka hyrë në ditën e 29-të, duke shënuar protestën më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga maji i vitit 1968.
Plani industrial kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, për reformën e pensioneve ka goditur më së shumti shërbimet e trenave. Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64-vjeçare do të marrin pension më të ulët.
Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për ta bërë sistemin më të drejtë, mirëpo sindikatat thonë të kundërtën.
Diskutimet në mes të sindikatave dhe qeverisë pritet të zhvillohen më 7 janar. Në fjalimin e tij për festat e fundvitit, Macron është zotuar për të mos hequr dorë nga plani i tij, i cili do t’iu kërkojë banorëve të punojnë më shumë.
“Kjo do të ishte tradhti për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, të cilët do të paguanin çmimin e dështimit tonë”, ka thënë ai. Protestat kanë rezultuar me kaos në gjithë Francën. Shumë francezë që kanë planifikuar të shpenzojnë ditët e festave me famijen dhe miqtë janë bllokuar, për shkak të anulimit të udhëtimit me trena dhe aeroplanë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik