Jeta në Zvicër
Në Zvicër festohet me fishekzjarre të ‘gjelbërta’
Disa qytete në Zvicër kanë përdorur më pak fishekzjarre që të ruajnë ambientin dhe që nuk kanë ndonjë impakt të dëmshëm për mjedisin, madje disa prej tyre nuk kanë shkrepur fare fishekzjarre për Vitin e Ri 2020, shkruan Swissinfo.ch.
Në Basel, lëshimi i fishekzjarreve është reduktuar në një të tretën, për të dërguar një sinjal të ruajtjes së ambientit nga tymi i ndotjës që shkaktohet nga fishekzjarret, përcjell Albinfo.ch.
Madje spektakli i fishekzjarreve u reduktua në vetëm 16 minuta, në vend të 21 minutave sa ishte paraparë më herët.
Fishekzjarret vlerësohen të përbëjnë 2-3% të ndotjes së grimcave vjetore. Por zyrtarët nuk donin ta anulonin ngjarjen krejt, sepse ishte shumë e njohur.
Qyteti i Cyrihut, fishekzjarret i kishte llogaritur të mos kishin ndonjë efekt të madh, pra si vlerë neutrale e klimës, për herë të parë, kështu thanë organizatorët. Madje, fondacioni myclimate llogariti dhe kompensoi emetimet e CO2, me përfitimin për projektin e gorillës malore Virunga në Ruandë.
Disa qytete nuk kishin fishekzjarre fare, siç është në kryeqytet, Bern. Tri këmbanat në kullën Munster ranë për Vitin e Ri një çerek para mesnate. Kurse në qytetin e St. Gallen, fishekzjarrët janë të ndaluara, ngase është e mbrojtur në kuadër të Trashegimisë Botërore në UNESCO.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih