Tematike

Nga 2022 në Zvicër hyn në përdorim vinjeta elektronike

Sipas një propozimi nga Këshilli Federal nga viti 2022 drejtuesit e automjeteve do të mund të përdorin si alternativë edhe vinjetën digjitale (E-Vignette)

Vinjeta e autostradës është taksë vjetore për të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike, të cilët qarkullojnë në rrugët regjionale dhe nacionale të Zvicrës. Vinjeta si e tillë ka hyrë në fuqi që nga viti 1985. Në vitin 1995 ajo ka pësuar rritje të çmimit, duke kaluar nga 30 në 40 franga zvicerane për vit. Për shfrytëzimin e autostradave në Zvicër, automjetet duhet të kenë të vendosur vinjetën në xhamin e përparmë të automjetit.


Një praktikë e tillë pritet të mbetet deri në vitin 2022. Sipas një propozimi nga Këshilli Federal nga viti 2022 drejtuesit e automjeteve do të mund të përdorin si alternativë edhe vinjetën digjitale (E-Vignette).

Vinjetat “klasike”, apo siç njihen ato me ngjitës, të cilat vendosen në vetura, në të ardhmen do të plotësohen edhe me një alternativë, me ato elektronike, dhe do të vazhdojnë të kushtojnë sikur deri me tani, 40 franga. Këshilli Federal ka hapur një konsultim parlamentar lidhur me këtë propozim. Sipas propozimit, drejtuesit e automjeteve do të mund të zgjedhin në mes një vinjete “klasike”, ngjitëse për automjetin e tyre apo të pajisen me një elektronike (E-Vignette).

Rezistencë për të mos hequr vinjetat klasike

Për këtë Këshilli Federal ka paraqitur një ndryshim legjislativ në Parlamentin e Zvicrës. Rezistenca për të mos hequr vinjetat klasike ishte mjaft e fortë, prandaj vinjetën elektronike Këshilli Federal e ka propozuar vetëm si alternative dhe mbi baza vullnetare.
Kushdo që zgjedh variantin elektronik, duhet të regjistrojë targën e automjetit të tij në sistem përmes një aplikimi në internet. Për dallim nga versioni ngjitës i vinjetës, ai elektronik nuk është i lidhur me një automjet specifik, por me targën. Jashtë vendit pritet që vinjetat,”klasike” të tërhiqen nga përdorimi, gjë që nënkupton se në të ardhmen do të mund të blihen vetëm ato elektronike apo (E-Vignette).

Ndërsa nëse taksa është paguar, apo jo, kjo do të vazhdojë të kontrollohet nga policia dhe administrata doganore. Fillimisht, ishte planifikuar mbikëqyrja elektronike me një sistem kamerash, por këto lloj kontrollesh kishin marrë mjaft kritika.

Shteti fiton 360 milionë franga në vit nga vinjetat

Tani është radha e Parlamentit. Këshilli Federal do të donte të prezantonte vinjetën elektronik me zgjedhje vullnetare nga vitin 2022. Sipas propozimit të këshillit, supozohet se të ardhurat do të mbeten pothuajse të njëjta, si deri më sot. Paratë që mblidhen nga vinjetat për një vit në Zvicër arrijnë në rreth 360 milionë franga. Ato përdoren për ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Iniciativa për rritjen e vinjetës vjetore deri më tani ka pasur mjaft, por pa sukses për të ndryshuar çmimin aktual. Një rritje e çmimit të vinjetës nga 40 në 100 franga dështoi në referendumin e vitit 2013.

Ndryshe nga Zvicra, e cila ende nuk ka vendosur për vinjetën elektronike, në shtetet fqinje një sistem i tillë është i aplikueshëm. Mbetet të shihet nëse nga 2022 edhe në Zvicër do të kemi edhe vinjetë elektronike. Përderisa ky sistem i ri i pajisjes me vinjetë vjetore të vendoset, vinjeta “klasike” mbetet e obligueshme për përdorim, dënimi apo gjoba për të gjithë ata që kapen pa vinjetë në autostradë arrin deri në 200 franga.
Dënimi apo gjoba për të gjithë ata që kapen pa vinjetë në autostradë arrin deri në 200 franga.

Paratë, për mirëmbajtjen e rrugëve

Nga viti 2022 drejtuesit e automjeteve do të mund të përdorin si alternativë edhe vinjetën digjitale (E-Vignette). Të ardhurat që mblidhen nga vinjetat në Zvicër arrijnë në shifrën 360 milionë franga në vit dhe përdoren për ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Jashtë vendit, vinjetat „klasike“ do të zëvendësohen me ato elektronike (E-Vignette). Vinjeta digjitale (E-Vignette) nuk do të jetë e lidhur me një automjet specifik, por me targën.