Lajme

Dy vëllezër nga Kosova, të ikur nga lufta, storie suksesi në Amerikë

Kosovarët, tregim suksesi në Amerikë

Dy vëllezërit kosovarë që i mbijetuan luftës, së bashku arritën të ndërtojnë një jetë të suksesshme në SHBA. Atje mbaruan studimet, hapën një biznes familjar dhe u morën me sektorin e pasurive të paluajtshme. Sot, kompania e tyre e internetit është një ndër më të vlerësuarat në vend, transmeton albinfo.ch.

Ata u larguan nga lufta e viteve 1998-99 në Kosovë, mirëpo janë shndërruar në tregim suksesi në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se tashmë po e jetojnë ëndrrën amerikane.

Media amerikane u ka kushtuar një rrëfim, vështirësitë që janë janë hasur gjatë luftës dhe suksesin që kanë tani.

Njëri prej tyre i përshkruan tmerret e luftës në Kosovë dhe gjendjen e rëndë para se të largoheshin drejt Shteteve të Bashkuara. “Shtëpitë bombardoheshin para syve tanë, kishte vrasje masive dhe masakra”, tha ai.

Etrit Demaj, i mbijetuar i luftës, tregon se si ai dhe familja e tij ishin detyruar të flinin në veturë për tri ditë derisa e kishin kaluar kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ai gjithashtu tregon se si nëna e tyre u kishte futur para në xhepa, në rast se ata do të ndaheshin me forcë nga prindërit.

 

Më poshtë keni të ngarkuar videon e plotë:

https://www.facebook.com/wxyzdetroit/videos/10153644867046135/