Futboll

Arteta ende shpreson që Xhaka të qëndrojë në Arsenal

Pritet që Xhaka do t’i thotë lamtumirë Arsenalit në afatin kalimtar të janarit

Meqenëse futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, nuk është aspak i lumtur që kur ndodhi incidenti me tifozët, ai mendon se largimi është zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Duke marrë parasysh se ai mungoi edhe në humbjen 1-2 në shtëpi nga Chelsea, një tjetër sinjal se është edhe më afër Hertha Berlinit, ashtu siç njoftoi gjatë ditës së djeshme edhe agjenti i 27-vjeçarit.

Sidoqoftë, trajneri i ‘Topcionjve’, Mikel Arteta, ka insistuar se nuk do që Granit Xhaka të lërë Arsenalin.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, shpresoj që jo”, tha Arteta, kur u pyet për largimin e mundshëm të Xhakës.

Derisa shtoi se mungesa kundër Chelseat s’kishte të bënte me spekulimet.

“Ai ka luajtur në Bournemouth, ka luajtur shumë mirë, shumë i përkushtuar, bëri ndeshje shumë të mirë. Pas ndeshjes, filloi të ndihej keq, kishte edhe temperaturë. Në dy ditët e fundit ka qenë në shtrat, për këtë nuk është thirrur”. /Albinfo.ch.