Kosova
Gjermania, vendi nga i cili kosovarët më së shumti importojnë produkte
Raportet e fundit tregojnë se nga 530 milionë euro, vlera e mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina gjatë këtij viti ka rënë në 6 milionë
Gjermania ende vazhdon vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në Kosovë. Ky shtet prin me produktet e saj në Kosovë që prej vendimit të Qeverisë se Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, më 21 nëntor të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Sipas Doganës së Kosovës, në vitin 2019 ka pasur 524 milionë euro më pak mallra të importuara nga këto shtete, për shkak të vendosjes së tarifës prej 100 për qind.
Po ashtu, gjatë këtij viti janë mbledhur 1.2 miliard euro të hyra, ose rreth 4 për qind më shumë se në vitin 2018 dhe, sipas drejtorit të Doganës, Bahri Berisha, tarifa nuk ka ndikuar në uljen e tyre.
“Ne si doganë kemi mbledhur para tri-katër vjetëve rreth 950 milionë euro të hyra, sot i kemi rreth 1.2 miliard euro të hyra, që do të thotë është diku rreth 30 për qind më shumë, kjo pa ndryshime të taksave, por ndryshime ka pasur vetëm në aspektin fiskal, ku janë liruar nga importi, si është MSA-ja, marrëveshjet për tregti të lirë dhe të tjera. Kjo tregon se një shumë e të hyrave është falë kapaciteteve dhe luftimit të ekonomisë joformale dhe kontrabandës. Kemi rezultate të dukshme, sepse është e pamundur të ketë të hyra nëse nuk luftohet kontrabanda më shumë se rritja ekonomike”, ka thënë Berisha.
Ai shton se pas vendosjes së masave mbrojtëse, sfidë për Doganën ka qenë luftimi i kontrabandës së mallrave nga Serbia e Bosnja.
Ndërsa, sa u përket raporteve tregtare me Shqipërinë, Berisha thotë se gjatë këtij viti, nga shteti shqiptar kanë hyrë në Kosovë 10 për qind më shumë mallra.
“Nëse krahasojmë para pesë-gjashtë vjetëve, kur raportet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë, me eksport dhe import nga të dyja vendet, më pak se 100 milionë euro, sot kjo shifër do ta kalojë 300 milionë euro. Ky është një tregues mjaft pozitiv ku edhe produktet shqiptare janë më shumë prezentë në Kosovë, po ashtu edhe produktet e Kosovës janë më prezentë në Shqipëri”, shtoi ai.
Berisha thotë se kompanitë kosovare kanë rritur eksportin drejt vendeve të BE-së, sidomos me pije, ushqim, dyer dhe dritare.
Ndërsa, Gjermania mbetet vendi nga i cili kosovarët më së shumti importojnë produkte. Pas saj radhiten Turqia, Kina, Shqipëria e Italia. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra