Lajme
Diaspora është një dritare e re, ja pse u krijua KKD
“Shqipëria të krijojë kushte të favorshme që diaspora të japë kontributin për zhvillimin e vendit”
Brikena Muharremi, anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, pas takimit të parë të Këshillit ka rrëfyer se përfaqësuesit të Diasporës do të kthehen një ditë në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre dhe ky Këshill i krijuar do të jetë ura ndërlidhëse mes Diasporës dhe organeve shtetërore në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se për herë të parë u krijua Këshilli Koordinues i Diasporës shqiptare, një institucion që bëri bashkë figura të shquara të mërgimit shqiptar në botë në një takim me drejtuesit politik të shtetit në Tiranë. Brikena Muharremi, anëtare e këtij Këshilli, tregoi në “Real Story” në News 24 se cili do të jetë qëllimi i krijimit të KKD-së dhe çfarë përfitimesh do të ketë Shqipëria.
“KKD është Këshill shtetëror i bërë me ligj. Është shoqatë vullnetare, por baza është ligji për diasporën. Kemi aprovuar rregulloren në bazë të së cilës ne do të veprojmë. Shqipëria është ndër shtetet e para që ka një Këshill të tillë. Kompetencat e Këshillit janë të bazuara në ligj. Ne kemi kompetenca të jemi ura ndërlidhëse mes diasporës dhe organeve shtetërore në Shqipëri. Kompetencat janë të evidentojmë problemet e diasporës dhe t’i propozojmë zgjidhje qeverisë shqiptare”, tha ajo.
E pyetur nëse përfaqësues të diasporës do të kthehen një ditë në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre, Muharremi u shpreh se kjo mund të ndodhë. Por, sipas saj, ky është një vendim individual i gjithësecilit. Megjithatë, për Brikena Muharremin, tashmë është koha që në Shqipëri të krijohen kushtet e favorshme që diaspora të japë kontributin për zhvillimin e vendit.
“Qëllimi i diasporës dhe i kësaj iniciative është të hapim një dritare, të cilën as Kosova dhe as Shqipëria nuk e sheh. Mendojmë që duhet të fillojmë hap pas hapi. Nuk ka asgjë të keqe që dikush të kthehet nga jashtë dhe të synojë një pozitë këtu. Por kjo duhet të jetë vullnet personal. Mendoj që duhet të krijohen kushtet që të hapet një dritare për diasporën. Është e rëndësishme që ne të hapim një rrugë të re. Diaspora e ofron këtë, është diçka e re. Diaspora gjithmonë ka ekzistuar. Por koncepti në aspektin zyrtar është diçka e re. Duhet përqafuar si një mënyrë e re të të punuarit”, tha Muharremi. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













