E-Diaspora
Kosovari shkatërron BMW-në e tij në aksident dhe ikën nga vendi i ngjarjes
Policët kanë takuar një kosovar 26 vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”
Një kosovar, drejtues i një makine BMW, ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka “aterruar” në një rrëzë pylli në rrugën në mes të lokaliteteve Wohlen dhe Bremgarten. Kosovari 26-vjeçar, pas shkaktimit të aksidentit, ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë makinën e dëmtuar rëndë.
Por, policët e kanë gjetur shkaktarin e aksidentit në vendbanimin e tij, shkruan “aargauer Zeitung”.
Rasti ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të sotëm (25 dhjetor), transmeton albinfo.ch. Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit. Atje kanë takuar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”, siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj.
Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari.
Prokuroria Publike Muri-Bremgarten i ka bërë 26-vjeçarit një testim të urinës dhe gjakut, përcjell albinfo.ch. Policia Kantonale ia ka konfiskuar atij patentën e shoferit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bazel: Ndërpritet procesi kundër kosovarit të akuzuar për dhunim seksual Prokurorja publike kërkon dënim me gjashtë vjet burgim dhe dëbim të përjetshëm nga vendi. Ajo që...
-
Një startup që do të pasurojë jetën kulturore të shqiptarëve në Gjenevë
-
Shqipëria lehtëson procesin e marrjes së dokumenteve biometrikë për mërgimtarët
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime
Jeta në Zvicër
-
Xherdan Shaqiri bëhet aksioner në FC Rapperswil-Jona Angazhimi i Shaqirit në Rapperswil-Jona karakterizohet nga një miqësi e kahershme me presidentin e FCRJ-së, Rocco...
-
Zvicër: Rritet numri i qytetarëve që blejnë shtëpi
-
Tre nga dhjetë refugjatë ukrainas në Zvicër kanë një punë
-
Punimet rrugore vështirësojnë trafikun në Gjenevë
-
Zug shtrëngon ligjin e natyralizimit, rritet kërkesa për pasaportën zvicerane