Lajme
Dënohet 22-vjeçari, u përpoq ta shantazhonte Apple-n
Një 22-vjeçar u dënua pasi u përpoq ta shantazhonte Applen me vlerë prej 100.000 dollarësh, njoftoi Agjensia Kombëtare e Krimeve të Britanisë (NCA).
Kerem Albayrak nga Londra, në mars të vitit 2017 dërgoi email në Apple Security kinse ai kishte qasje në 319 llogari të iCloudit dhe fillimisht kërcënoi të shiste informacionin për “miqtë e tij në internet” dhe kërkoi një shpërblim prej 75,000$ në iTunes.
Dy javë më vonë ai i dërgoi një video Applet dhe rriti kërkesën për shpërblim prej 100.000 dollarësh, shkruan Indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Apple raportoi përpjekjen për grabitje, dhe më 28 mars 2017 hetuesit nga NCA arrestuan Albayrakun në shtëpinë e tij në Londër.
NCA gjeti se Albayraku ishte zëdhënës i një grupi hakerësh të quajtur “Turkish Crime Family”.
NCA e karakterizoi Albayrakun si një “kriminel në internet të uritur nga fama”.
Pas arrestimit të tij, Albayraku u tha hetuesve se kur ju keni fuqi në internet, është si famë dhe të gjithë ju respektojnë.
Atij iu dha dënimi me dy vjet burgim, së bashku me 300 orë shërbim në komunitet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën