Lajme
Filloi shpërndarja e librave dhe materialeve për mësimin plotësues në diasporë
Ka filluar shpërndarja e librave dhe materialeve tjera për mësimin plotësues në Ambasadat e Republikës së Kosovës në diasporë
Zyrtarët nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë bërë të ditur se ka filluar shpërndarja e librave dhe materialeve të tjera për mësimin plotësues në diasporë, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga MASHT, pas pranimit të librave dhe materialeve të tjera përcjellëse nga për mësimin plotësues në diasporë, ka filluar shpërndarja e tyre bazuar në kërkesat e pranuara nga mësimdhënësit e diasporës në MDIS.
Duhet theksuar se librat e niveleve I, II dhe III mund t‘i gjeni në ambasadat e Republikës së Kosovës si SHBA, Londër, Gjermani, Austri dhe Kroaci, ndërsa në fillim vitit – janar 2020, ato mund t‘i gjeni edhe në Itali, Slloveni dhe Zvicër. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










