Lajme
Një familje kosovare kthehet nga Gjermania të jetojë në Kosovë
Lëvizja zakonisht është njëkahshe: Të gjithë shkojnë nga Kosova në Gjermani. Por ka edhe raste të kundërta.
Deutsche Welle në gjuhën shqipe, në një kronikë të saj tregon për rastin e familjes Coli – Mehmeti, që ka vendosur të kthehet për të jetuar në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë. Antoneta Coli Mehmeti, në vendin ku është lindur po kthehet pas plot 29 vjetësh të kaluara në Gjermani, ku ka mbaruar gjithë shkollimin dhe socializimin. Ajo tani, së bashku me bashkëshortin e saj, Gëzimin, është kthyer në Prishtinë.
Më tutje në kronikë do të shihni se cilat kanë qenë motivet që kanë shtyrë këtë familje për të bërë këtë hap dhe me cilat sfida ajo po ballafaqohet në jetën e re në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












