Kosova
Komuna e Kamenicës, atraktive për investitorët zviceranë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është takuar në Cyrih me kryetarin e Odës së Tregtisë Zvicër-Kosovë, Musa Komani. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Konsulli i Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati.
Të hënën, kryetari i Odës së Tregtisë Zvicër-Kosovë, Musa Komani, u takua me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ndodhet këto ditë për një vizitë zyrtare në Zvicër.
Ky takim kishte për qëllim gjetjen e mënyrave dhe rrugëve të reja për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe thithjen e investimeve zvicerane për Komunën e Kamenicës.
Musa Komani, kryetar i Odës Tregtisë Kosovë-Zvicër, tha se interesimi i investitorëve zviceranë është i fokusuar në sektorin e riciklimit të mbeturinave, po edhe në agroturizëm. Ai tha për albinfo.ch se në takime me afaristë zviceranë ka biseduar edhe për projekte të investimeve për shkollat profesionale.
Mirëpo, sipas tij, vetëm komunikimi i drejtpërdrejtë me institucionet përkatëse, sikur në këtë rast me kryetarë komunash, është rruga e vetme që mund të sjellë investime të qëndrueshme afatgjate.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, ka treguar përparësitë që ka komuna që e udhëheq ai për investitorët zviceranë. Ai ka përmendur ngritjen e një zone ekonomike që do t’u dedikohet investitorëve të huaj, e që është në afërsi të Autostradës të Korridorit 10, që lidh Kosovën me Evropën.
“E veçanta e Kamenicës është se shquhet me shkallën më të ulët të kriminalitetit në Kosovë”, tha Kastrati, duke vlerësuar si të arritur të komunës së tij edhe funksionimin e Drejtorisë së Diasporës. Ai tha se Komuna e Kamenicës vlerësohet si njëra nga komunat më të gjelbra në Kosovë, ngase prodhohet disa herë më shumë energji të ripërtërishme sesa që konsumon e tërë komuna.
Si mundësi konkrete investimi për zviceranët Kastrati ka përmendur edhe vendin e ashtuquajtur “Bahçe”, me një madhësi prej 7 hektarësh me sera që nuk ishte në funksion prej 20 vjetësh.
Si investim më i madh në Kamenicë vlerësohet të jetë Parku për prodhimin të energjisë me erë, me kapacitet prodhues 32.4 MW.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun