Kuriozitete
Banka gaboi për 37 milionë dollarë
Një grua në SHBA u bë multi-milionere, por u dëshpërua se ishte gabimi i bankës
Një grua mundi të shijojë të qenit milionere, pasi banka i kaloi gabimisht në llogari plot 37 milionë dollarë.
Kështu ka ndodhur me një grua nga Teksasi i SHBA-së, Ruth Balloon, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë, sepse burri i saj kontaktoi me bankën dhe u detyrua të kthejë të gjitha paratë.
Balloon ka thënë se kishte hyrë te llogaria e saj për të parë gjendjen, pasi kishte dalë nga puna, dhe nuk u kishte besuar syve kur kishte parë 37 milionë dollarët në llogarinë e saj bankare.
Fillimisht shpresoi se ndoshta dikush i kishte falur para, ndaj pyeti bankën për ta verifikuar, por për fatin e saj të keq bëhej fjalë vetëm për një ngatërresë llogarie.
Banka është shprehur se ishte një gabim dhe nëse nuk do t’i kthente paratë vullnetarisht, atëherë do të merrnin masa ndaj saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut