Jeta në Zvicër
Shqiptarët paguajnë deri dy herë më tepër
Krahasimi i çmimeve tregon: Shqiptarët paguajnë deri dyfish më shumë për të njëjtin sigurim makine
Felix Zürcher dëshiron të bëjë sigurimin e makinës së tij “Škoda”. Ai merr një ofertë nga Axa për një premi vjetore prej 686.25 frangash. Nuk është keq, mendon Felix-i. Edhe Xherdan Berisha ka një makinë “Škoda”. Ai është më pak i kënaqur me ofertën e tij, pasi që Axa kërkon nga ai për sigurim 59 për qind më shumë se prej Felix Zürcher-it. Për makinën e njëjtë, në të njëjtin kanton. Emrat Felix dhe Xherdan janë fiktivë. Por dallimet në çmime janë reale.
“Handelszeitung” ka krahasuar premitë e sigurimit dhe ka vënë theksin në një pikë të njohur, të diskutueshme, por këtu, në Zvicër, jo të ndaluar: Kompanitë e sigurimit kanë premi që shpeshherë dallojnë edhe mbi bazë të kritereve të cilat në vende tjera, si në Gjermani, do të shikoheshn si diskriminim i ndaluar.
Në veçanti në degën e sigurimit të automjeteve, prejardhja e klientëve luan një rol të madh në caktimin e premive. Dhe këtu përfundimi është i thjeshtë: Vështirë se paguan kush premi kaq të larta sa paguajnë drejtuesit me pasaportë shqiptare (kosovare) të makinave.
Kompanitë e sigurimit e justifikojnë diskriminimin e çmimeve mbi bazë statistikore, dhe, shikuar nga kjo pikëpamje, diskriminimi me të drejtë mund të konsiderohet si “korrekt”. Kjo sepse marrë mesatarisht, klientët me pasaportë shqiptare shkaktojnë kosto më të madhe dëmesh. Qendra mbikëqyrëse “Finma” mban një vështrim të rreptë në këtë pikë, sa u përket shifrave të kompanive të sigurimit. E megjithatë ka kritika për këtë mënyrë vlerësimi.
Duhet pasur kujdes që lidhjet statistikore të mos ngatërrohen me kauzalitetet, tërheq vërejtjen Heinrich Schradin, ekspert i sigurimeve në Universitetin e Këlnit. “Pasaporta nuk mund të jetë arsyeja përse dikush e nget makinën keq. Sepse, përndryshe, mënyra e drejtimit të makinës nga ana e tij duhej të ndryshonte në momentin kur ai merr pasportën e vendit”. Prandaj, sipas tij, ky diskriminim i mbështetur thjesht në statistikë, është i palejueshëm.
Aktualisht nuk duket se dallimi sipas nacionalitetit mund të ndalohet në një kohë të parashikueshme. Konkurrentët e rinj nga jashtë dhe modelet e sigurimit si Kasko2Go, të cilat mbështeten më shumë në mënyrën e drejtimit dhe më pak në tiparet personale, mund të shpiejnë drejt situatës që diskriminimi sipas pasaportës më shumë të bjerë se të rritet. Sa kohë që kjo nuk ndodh, për shqiptarët ia vlen të bëjnë krahasimin e saktë të premive të sigurimit. Bëhet fjalë për shumë para.
Shih: https://www.handelszeitung.ch/unternehmen-old/die-faire-diskriminierung-bei-der-pramie
(*Autori, këtë editorial e ka shkruar enkas për albinfo.ch)
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës