Kosova
Pamje mahnitëse nga Gryka e Rugovës, destinacioni turistik i shqiptarëve
Bukuri të rralla dhe mahnitëse që tregojnë madhështinë e natyrës në stinen e dimrit në Rugovë
Dëbora në stinën e dimrit i dhuron shpeshherë pamje mahnitëse natyrës. Edhe Gryka e Rugovës, Kuçishta, Guri i Kuq dhe Boga e Rugovës janë kthyer në një destinacion të rëndësishëm të turizmit malor gjatë këtij dimri, shkruan albinfo.ch.
Sapo të hyni në Grykën e Rugovës dhe deri në lartësitë 1500 metër mbi nivelin e detit, në Kuçishtë, Bogë e Guri i Kuq të shoqërojnë pamje mahnitëse nga dëbora, pastaj dhjetëra lokale e restorante, të cilat shtrihen buzë lumit Bistrica, ndërsa në Kuçishtë, Bogë e Guri i Kuq hotelet e motelet, kryesisht të tipit alpin, janë të ngritur në lëndinat në shpatet e maleve të Bjeshkëve të Nemuna.
Duhet theksuar se bukuritë që të magjepsin janë bjeshkët të cilat shtrihen në veri dhe në verilindje të Lumbardhit të Pejës, si: Zhlepi me majën e Rusolisë (2380m), Hajla, Shtedimi, Bjeshka e Cigës me majën e Hasanit, Bjeshka e Begut me majën e Vjelakut, Peklena etj. /Albinfo.ch



E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














