Kosova
Abazi: LDK po kërkon çka nuk i takon
Deeputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është bashkangjitur debateve në rrjete sociale lidhur me dështimin e së shtunës për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës LVV-LDK.
Abazi, përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se “LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që të mos propozojë Presidentin”.
Deputeti i LVV-së ka thënë se “LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli, e që duke shkuar e vetme në zgjedhje, kërkoi të matet në mejdanin e votës”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë i Abazit:
“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”., ka shkruar Abazi.
Edhe bashkëpariakja e Abazit, deputetja Arbërie Nagavci, ka thënë sot se me LDK-në mund të falsin dhe për presidentin, “madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta… Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovran”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?