Teatër
Eno Peçi nderohet me çmim të rëndësishëm në Austri
I pari balerin shqiptar, i cili performoi live në Koncertin e Vjenës të fillim vitit 2014, Eno Peçi, po vazhdon të bëjë punë të madhe e sukseset të mos i mungojnë.
I lindur në Tiranë, ai është primo balerin i arsimuar në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës “Wiener Staatsoper”, ku dhe jeton e punon.
Përveç shqiptarëve, krenarë me Enon po ndihen edhe në Austri. Ky shtet sot e ka nderuar balerinin shqiptar me çmim.
Atij i është ndarë çmimi austriak për shkencë dhe art – “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR ËISSENSCHAFT UND KUNST”.
Eno është shprehur i nderuar dhe mirënjohës për këtë çmim.
”Shumë krenar, mirënjohës dhe i nderuar të marrë çmimin austriak “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR ËISSENSCHAFT UND KUNST”, ka shkruar Eno.
Kujtojmë që javën e kaluar Eno Peçi pati premierën e shfaqjes “Exil” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e cila rezultoi shumë e suksesshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur