Lajme
Zvicër: Në qytetin e Wil-it festohet 107-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë
Festa e 28 Nëntorit, apo ndryshe e quajtur edhe si Dita e Flamurit pa dyshim që është një ditë ku të gjithë shqiptarët pa dallim krahine, vendi, feje apo edhe bindje politike që kanë, kremtojnë gjithmonë bashkë, prandaj edhe njihet si elementi i vetëm që i bashkon të gjithë shqiptarët.
Pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit, që e kaploi Shqipërinë, Këshilli Organizativ vendosi të ballafaqohet edhe me një përgjegjësi apo vendim moral përball shoqërisë shqiptare, që të mbahet manifestimi që kishte filluar të organizohet qysh para tetë muajve.
Pas disa konsultimeve, u vendos që datës së caktuar për manifestim t`i bashkangjitet edhe aktiviteti solidarizues dhe humanë për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri, me moton “Ta ndihmojmë Shqipërinë”.
Duhet theksuar se manifestimi filloi me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë.
Gjithashtu në këtë event i`u bashkangjit edhe himni kombëtar që e përcolli violinistja Ermira Mustafi.
Po ashtu, në këtë manifestim kulturo-artistik nuk ka munguar ngjyra kuq e zi, duke dominuar një atmosferë festive me vlera kulturore, veshje tradicionale e vajzave dhe e burrave, valle tradicionale si dhe këngë rapsodike. Të gjithë mysafirët që mbajten fjalim, rëndësi të veçantë i dhanë shkollës shqipe dhe mësimit të gjuhës amtare.
Nga ana tjetër, e veçanta e këtij manifestimi ishte moderimi i këtij eventi nga tri nxënëset e shkollës shqipe në Wil të Zvicrës. /Albinfo.ch.


E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












