Sport
Adrian Hajdari debuton për Rapid Wien
19-vjeçari nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut ka debutuar në ekipin e parë të skuadrës së madhe austriake Rapid Wien, në barazimin 2-2 kundër FK Austria

Mbrojtësi shqiptar, Adrian Hajdari, ka realizuar ëndrrën e tij. 19-vjeçari nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut ka debutuar në ekipin e parë të skuadrës së madhe austriake Rapid Wien, në barazimin 2-2 kundër FK Austria, në kuadër e javës së 17-të.
Hajdari ka hyrë në lojë në fillim të pjesës së dytë, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse.
Kur hyri në lojë, pak kush e dinte në stadium se kush ishte djaloshi i gjatë 1.72 cm, por me paraqitjen e tij ai bëri për vete jo vetëm trajnerin, por edhe shikuesit, raporton albinfo.ch.
“Adi është lojtar teknik dhe i fortë në dyluftime. Ai i bëri shumë mirë detyrat e tij”, thotë trajneri Dietmar Kühbauer, shkruajnë mediat austriake.
Pas kësaj ndeshjeje për Adrianin janë të hapura dyert e karrierës së tij futbollistike, ku shumë shpejt mund të shndërrohet në një yll në elitën e futbollit austriak.
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve Këtë vit, Pashkët do të jenë sërish një provë durimi për shumë drejtues automjetesh. Ndikimi më...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)
-
Cilat pjesë të Zvicrës ndalohen të ndërtojnë shtëpi të dyta?
-
Pse primet zvicerane të sigurimit shëndetësor në Zug janë vendosur të bien ndjeshëm?