Tematike
Të gjithë kundër iniciativës së SVP-së për shfuqizimin e lëvizjes së lirë me BE-në
Sipas iniciativës, në rast se një zgjidhje mbi baza mirëkuptimi me BE-në nuk është e mundur brenda një viti, atëherë Marrëveshja për Lëvizje të lirë me BE-në duhet të shfuqizohet njëanshëm brenda 30 ditëve
Pas refuzimit nga Këshilli Federal dhe Dhoma Nacionale, iniciativa e quajtur “e kufizimit” është hedhur poshtë sot edhe nga Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës, raporton srf.ch. Votimi kundër saj ka qenë shumë bindës: 38 vota kundër, vetëm 4 pro dhe 3 abstenime.
Këtë iniciativë popullore e kishte ngritur SVP/UDC dhe përmes saj kërkohej që të shfuqizohet Marrëveshja për Lëvizje të Lirë me Bashkimin Evropian, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, në rast se një zgjidhje mbi baza mirëkuptimi me BE-në nuk është e mundur brenda një viti, atëherë Marrëveshja për Lëvizje të lirë me BE-në duhet të shfuqizohet njëanshëm brenda 30 ditëve.
Por, siç ka theksuar në emrin e Këshillit Federal ministrja Karin Keller-Suter, jetësimi i kësaj iniciative do të rrezikonte mirëqenien zvicerane dhe shumë vende të punës, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, edhe Këshilli Federal në mesazhin e tij ka pranuar se migracioni, të cilin e mundëson liria e lëvizjes me BE-në, e ballafaqon Zvicrën me sfida.
Dy deputetë nga Grupi Parlamentar i SVP-së, Thomas Minder (i paparti) dhe Marco Chiesa (SVP, Tiçino) janë përpjekur t`i bindin deputetët e tjerë për të votuar në favor të iniciativës. Argumenti që ka përdorur deputeti Minder në këtë rast ishte ishte se “në asnjë shtet fqinj të Zvicrës nuk jetojnë kaq shumë shtetas të huaj sa në Zvicër”, përcjell albinfo.ch.
Pastaj ai ka kujtuar se Zvicra ka nevojë për një politikë migracioni dhe nuk guxon që drejtimin e migrimit t`ua lë në dorë vetë migrantëve”. Me këtë rast ai ka përmendur si shembull të kundërt Australinë, e cila, përkundër faktit se ka një hapësirë të stërmadhe, megjithatë e rregullon vetë migrimin.
Ndërsa Chiesa ka zënë në gojë problemet me të cilat përballet kantoni i tij, si kanton kufitar, probleme sipas tij, të shkaktuara nga të huajt.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës