Ekonomi
Kur do të bëhet Kroacia me euro
Edhe pse Kroacia ka monedhën e saj, kunën kroate, shumica e kursimeve të saj, rreth 75% të tyre në dekadën e fundit, ishin në monedhën euro
Objektivi strategjik i Kroacisë është të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme dhe të miratojë euron deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, tha në një deklaratë për shtyp, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.
Në fillim të këtij viti, Kroacia i dërgoi një letër Bankës Qendrore Evropiane për t’u bashkuar me Mekanizmin e Shkëmbimit Europian (ERM-2), ParaDhomën për miratimin e euros, transmeton Monitor.
“Plani ynë është që të bëhemi pjesë e ERM-2 në gjysmën e dytë të 2020, ku ne parashikojmë të kalojmë dy deri në tre vjet. Pastaj procedurat për miratimin e euros mund të fillojnë në 2023 (periudha më e shpejtë e mundshme), por edhe në fillim të 2024”, tha Plenkoviq në një konferencë ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ndër përfitimet kryesore të Kroacisë nga adoptimi i euros do të ishte heqja e rrezikut të monedhës, kosto më të ulëta të huamarrjes dhe një konkurrencë më e fortë e ekonomisë.
Pavarësisht se Kroacia ka monedhën e saj, kunën kroate, shumica e kursimeve të saj, rreth 75% të tyre në dekadën e fundit, ishin në monedhën euro. Kroacia po bën përpjekje për të mbajtur nën kontroll bilancin e saj buxhetor dhe për të zvogëluar borxhin publik drejt 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitet e ardhshme, të cilat janë edhe ndër kriteret kryesore për të miratuar euron.
Për vitin e ardhshëm, qeveria propozoi një buxhet me një suficit të përgjithshëm prej 0.2 % të PBB-së, i cili në 2022 parashikohet të arrijë në një suficit prej 0.8 % të PBBA-së.
Borxhi publik parashikohet të bjerë nga 71.3 % e PBB-së në fund të këtij viti në 61.6 % në fund të vitit 2022.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel Banorët e Brienz janë shumë të shqetësuar se ku do të jetojnë në vitet e ardhshme....
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë