Integrimi
Propozohet shkrimtarja me origjinë shqiptare kandidate për kryeministre të Libanit
Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada
Së fundi, është bërë e ditur se shkrimtarja quajtur Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) tani është edhe zyrtarisht një nga kandidatet për kryeministre të Libanit. Ajo ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadave të fundit ishte larguar në ekzil në Kanada.
Po ashtu, Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada. Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.
Xhada Arnauti në një prononcim për gazeten “INA” ka konfirmuar se është propozuar për postin e kryeministrit pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë në shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që nuk po ndalen rrugëve të Libanit. “Po, është e vërtetë. Ditëve të ardhshme do të ju konfirmoj të ardhmen time se a do të jem kryeministre e Libanit”, theksoi Xhada Arnauti.
Gjithashtu ajo pranoi se ka origjinë të pastër shqiptare dhe se nuk heziton të flasë për këtë, sepse nuk i ka harruar rrënjët që ka. Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit. Siç mësohet nuk është vetëm Xhada Arnaut që identifikohet me Libanin, pasi që ishte edhe Pashko Vasa guvernator i Libanit në periudhën e perandorisë osmane (1883-1892), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor