Lajme
Sigurimi shëndetësor do të mbulojë terapinë e shtrenjtë kundër kancerit
Kostoja e kësaj terapie është shumë e lartë. Ajo mbërrin në disa qindra mijë franga
Disa nga fondet e sigurimit shëndetësor të Zvicrës kanë filluar me veprim të menjëhershëm mbulimin e një terapie të kushtueshme qelizore për pacientët e kancerit. Bëhet fjalë për fondet si: CSS, Swica, Helsana, Sanitas dhe KPT. Këshilli Federal ka miratuar marrëveshjen përkatëse tarifore, thuhet në një komunikatë të qeverisë së vendit.
Sipas Këshillit Federal, me pajtimin e realizuar me këto 5 fonde, praktikisht është arritur që të mbulohen rreth 60 për qind të të siguruarve shëndetësorë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Në terapinë e njohur me emrin CAR-T-Zelltherapie, modifikohen gjenetikisht qelizat e bardha të gjakut të pacientëve, në mënyrë që ato t`i identifikojnë qelizat kancerogjene dhe të mund t`i sulmojnë ato. Një terapi e tillë përdoret kundër leukemisë.
Kostoja e kësaj terapie është shumë e lartë. Ajo mbërrin në disa qindra-mijëra franga, përcjell albinfo.ch. Deri më tash, kjo kosto është mbuluar vetëm në raste të veçanta nga fondet e sigurimit shëndetësor.
Lejen për të futur në funksion këtë formë të re terapie e kishte marrë kompania e madhe farmaceutike zvicerane nga Bazeli, Novartis, në vitin 2018.
Marrëveshja në mes të sigurimeve shëndetësore dhe spitaleve lidhur me mbulimin e terapisë së përmendur vlen deri në fund të vitit 2020. Pas kësaj date, sipas Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG) terapia do të futet në kuadrin e strukturës tarifore për shërbimet spitalore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch