Lajme
Dënohen për racizëm dy funksionarë të SVP-së në Bernë
Sipas autorëve të pllakatit të inkriminuar, janë shpenzuar miliona franga për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e vendeve transitore për “ciganët e huaj”
Dy bashkëkryetarët e të rinjve të SVP-së (Junge SVP) të kantonit të Bernës janë dënuar me gjobë me kusht për diskriminim racor. Fjala është për Nils Fiechter dhe Adrian Spahr, të cilët janë përgjegjës për një pllakat, pamja dhe teksti i të cilit sugjeron urrejtje, gjegjësisht diskriminim racist mbi romët, shkruan sda.ch.
Pllakati ishte shfaqur në Facebook, në kuadrin e fushatës për zgjedhjet kantonale të vitit 2018. Në të shihet një person me veshje tradicionale zvicerane, duke mbajtur hundët pranë një kampi me makina të romëve, të mbuluar nga mbeturinat.
Sipas autorëve të pllakatit, janë shpenzuar miliona franga për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e vendeve transitore për “ciganët e huaj”, transmeton albinfo.ch. Këto vende, thonë ata, janë ngritur kundër vullnetit të popullit.
Fiechter është dënuar me 30 njësi ditore nga 160 franga, ndërsa Spach po ashtu me 30 njësi ditore, por me nga 120 franga. Shprehur në para, Fiechter duhet të paguajë 4800 franga, ndërsa Spach 3600, në rast se kryejnë ndonjë delikt brenda dy vjetëve në vijim.
Shoqata e sintive dhe romëve të Zvicrës kishte ushtruar një padi për diskriminim racor lidhur me këtë rast brenda një kohe të caktuar, bëjnë ndonjë delikt.
Gjykata e Lartë (Kantonale) e Bernës, duke shqiptuar këtë dënim, ka vërtetuar veprimin e gjykatës pararendëse, asaj regjionale Bern-Mitteland.
Dy funksionarë të tjerë, më të lartë të po kësaj partie, para dy vjetësh qenë dënuar për racizëm, shkruan albinfo.ch. Atëbotë dënimi u kishte ardhur për shkak të një pllakati ku kishin shkruar “Kosovarët therin zviceranët”, duke iu referuar një sulmi me thikë të një mundësi dhe aktivisti të SVP-së nga dy vëllezër shqiptarë të Kosovës.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit