Bota
Sekuestrohet kokainë në vlerë prej 470 milionë euro
Droga ishte e destinuar për vende të Bashkimit Evropian
Rreth dy tonë kokainë, që vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, u sekuestruan në Poloni, njoftoi sot kryeministri polak.
“Ne kemi penguar kontrabandën më të madhe të këtyre viteve të fundit në Poloni”, deklaroi për shtypin, Mateusz Morawiecki, i cili theksoi se vlera e drogës ishte rreth 470 milionë euro.
Droga ishte e destinuar për vende të Bashkimit Evropian. Kokaina e përzier me shkumës dhe transportuar në një kontejner, u zbulua nga dogana polake në portin e Gdynias.
Policia zbuloi gjithashtu një laborator shumë profesional në perëndim të vendit. Katër kolumbianë, një iranian me banim në Gjermani dhe dy polakë u arrestuan.
“Është hera e parë në historinë e policisë polake që kemi të bëjmë me një laborator të tillë”, deklaroi për shtypin Jaroslaw Szymczyk, kryekomandant i policisë polake.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra