Futboll

Gjest miqësor: Lokomotiva e Zagrebit fitoren ua dedikon shqiptarëve

Lokomotiva e Zagrebit është një skuadër, ku futbollistët shqiptarë ndër vite kanë bërë karrierë në të.

Shumë lojtarë sot janë në ekipe të mëdha të botës, por që fillimet e tyre i kishin në Lokomotivën e Zagrebit.

Jon Mersinaj, Indrit Tuci, Enis Cokaj, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati janë shqiptarët që aktivizohen me ekipin kroat.

Dy lojtarët e fundit shënuan në fitoren e madhe të Lokomotivës 4-0 ndaj Goricas, ndërsa festuan me një fanellë, ku ishte flamuri shqiptar, duke ia dedikuar golat popullit të tyre.

Por, një gjest të madh e ka bërë edhe vetë klubi nga Zagrebi, pasi pas ndeshjes këtë fitore ua ka dedikuar miqve të tyre nga Shqipëria.

“Ia dedikojmë këtë fitore të madhe miqve tanë nga Shqipëria” shkruan klubi në postimin pas ndeshjes në rrjetet sociale.

Në këtë takim për Lokomtivën luajtën pesë shqiptarë, ku katër ishin titullar, ndërsa Indrit Tuci u inkuadrua nga banka rezervë.

Gjesti i Lokomotivës tregon edhe një herë miqësinë e madhe të popullit kroat që ka me atë shqiptar, përcjell albinfo.ch.